image Dalin pamjet e dëmeve që shkaktoi zjarri në Repartin e Psikiatrisë në Pejë

Siguri

Dalin pamjet e dëmeve që shkaktoi zjarri në Repartin e Psikiatrisë në Pejë

news image

Spitali Rajonal në Pejë ka njoftuar se reparti i Psikiatrisë gjatë ditës së sotme është kapluar nga zjarri, dhe nga pamjet e publikuara në faqen e Spitalit në Facebook shihet se është djegur dysheku dhe shtrati i pacientit.

“Sot në një dhomë të Repartit Psikiatrik ku ka qenë duke u trajtuar një pacient, ka shpërthyer një zjarr ku është djegur dysheku dhe shtrati i pacientit” thuhet në njoftim.

Ata kanë bërë të ditur se një pjesëtar i Sigurimit të Spitalit është lënduar gjatë intervenimit, por dëme të mëdha nuk ka pasur.

Njoftimi i plotë:

Informatë lidhur me zjarrin në Repartin e Psikiatrisë! Sot në një dhomë të Repartit Psikiatrik ku ka qenë duke u trajtuar një pacient, ka shpërthyer një zjarr ku është djegur dysheku dhe shtrati i pacientit. Ndërhyrja e shpejt e Personelit të Spitalit me aparate për fikjen e zjarrit ka bërë që zjarri të lokalizohet menjëherë dhe pacientët të evakuohen me kohë. Një pjesëtar i Sigurimit të Spitalit është lënduar gjatë intervenimit. Dëme të mëdha nuk ka pasur.

/GazetaSinjali/