Janë duke u zhvilluar punimet e fundit nga impianti modern “Arena Kombëtare” që është ndërtuar në kryeqytetin shqiptar.
Stadiumi do të jetë gati për sfidën ndaj Francës që do të zhvillohet në datën 17 nëntor, ndërkohë që ditën e diel, pra në datën 10 nëntor, do të zhvillohet ndeshja testuese mes skuadrave të femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë.
Gjithçka duket gati për sfidën testuese dhe më pas inaugurimi i shumëpritur ndaj Francës.
Ndërkohë vazhdon interesi i jashtëzakonshëm në dyqanin zyrtar të “FSHF”-së, për sa i përket biletave për ndeshjen ndaj “gjelave”. Do të ketë pjesëmarrje rekord në ditën historike të inaugurimit të stadiumit kombëtar.