image Armatimi i sekuestruar në veri, Sveçla publikon pamjet: Është përdorur për grupet kriminale serbe

Siguri

Armatimi i sekuestruar në veri, Sveçla publikon pamjet: Është përdorur për grupet kriminale serbe

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës ku u zhvillua bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur Sveçla, armatimi ndodhej në një shtëpi të pabanuar, e cila është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Po ashtu, bëhet e ditur se në këtë bazë sasia e armatimit ishte e madhe, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

“Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cënohet në asnjë cep të Republikës”, shtoi ndër tjera ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Për 2 dekada, veriu i Kosovës ka jetuar në ilegalitet, në një rend anormal, ku kanë gjetur strehë organizatat kriminale e kriminelët e financuar nga Beogradi.

Kontrabandimi, hyrja ilegalisht e mallrave e armëve në Kosovë, ka prodhuar situatë shqetësuese edhe për qytetarët tanë në veri, të cilët të përballur me fuqinë e kriminelëve kanë jetuar nën shantazh e presion të vazhdueshëm.

Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit, kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit. Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan. Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cënohet në asnjë cep të Republikës.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid029QBWS3SwqoyYRrKY94DVz3JRbA9DTrqQQ1vv5mH8HYV1mso3bSYuGtmVa3c3FEn7l&id=100063788556625&cft[0]=AZWIQnJutgOJs2mtUyWrPu09sClhU6QKAcb9k2-veRxIrlf4Qq-JNJSLfIKrnhyLpyX7DzyNO0N9uBCe_sEjRa3EMNT_fimU6Q4otx1HecSVxDbefCKR8erSovmQqi2qffuvK6o1a0ss9RKJXQdUloSWxQdPVBRShyfOg5hSUcGSOra7LNR3yWNqhZn7YlMRBvc&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/