image Dalin negativ rezultatet e 18 personave që kishin kontakt me 39 vjeçaren nga Istogu, e cila vdiq nga Covid-19

Kosovë

Pandemia/ Dalin negativ rezultatet e 18 personave që kishin kontakt me 39 vjeçaren nga Istogu, e cila vdiq nga Covid-19

news image

Kanë rezultuar negativ edhe 18 mostrat e testuara për Covid-19  te familja Kukleci nga fshati Llugë e Istogut.

Personat janë raste të kontaktit të dytë me viktimën 39 vjeçare nga ky fshat e cila ndërroi jetë ditë më parë, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali po ashtu njoftojnë se sot gjatë ditës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka marrë gjashtë mostra për testim nga familja Binakaj nga fshati Studenicë si dhe dy të tjera nga një familje në fshatin Cerkolez, familje kjo e cila është në vetizolim dhe është duke u monitoruar nga policia dhe stafi mjekësor.

Ndryshe, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj mbrëmë konfirmoi për Gazetën Sinjali se mostrat e para të kontakteve të afërta me të ndjerën kanë dalë të gjitha negativ.

“Mostrat e para të kontakteve të afërta kanë dalë negativ: familja e saj, prindërit, fqinjët, ekipi QKMF-së në Istog dhe ekipi i spitalit të Pejës”, kishte thënë ai.

Në Istog deri tani janë konfirmuar dy raste me Covid-19, rasti i parë ishte ky i 39 vjeçares nga fshati Llugë dhe rasti i dytë i një 80 vjeçari nga fshati Studenicë./GazetaSinjali/