image Dalin formacionet zyrtare të ndeshjes Arsenal-Southampton, mungon Xhaka

Futboll

Futboll/ Dalin formacionet zyrtare të ndeshjes Arsenal-Southampton, mungon Xhaka

news image

Janë publikuar formacionet zyrtare për takimin që Arsenali do ta zhvillojë ndaj Southamptonit.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të zhvillohet në ‘Emirates Stadium’, derisa The Gunners shihen si favorit në letër.

Unai Emery për këtë takim nuk do të mund të llogaris vetëm në Dani Ceballos, që është i lënduar, derisa Southamptoni ka të gjithë lojtarët në dispozicion.

Skuadra londineze do të shpresojë që t’i marrë tri pikë nga ty takim, gjersa aktualisht gjendet në vendin e shtatë me 17 pikë të arkëtuara.

Arsenal: Leno, Chambers, Luiz, Sokratis, Bellerin, Torrerira, Guendouzi, Tierney, Ozil, Lacazette, Aubameyang.

Southampton: McArthy, Cedric, Stephens, Bednarek, Bertrand, Hojbjerg, Ward-Prowse, Armstrong, Redmond, Obafemi, Ings.