image Dalin pamjet e përplasjes së aeroplanit luftarak amerikan me anije

Botë

Dalin pamjet e përplasjes së aeroplanit luftarak amerikan me anije

news image

Janë publikuar pamje ku një aeroplan luftarak amerikan përplaset në aeroplanmbajtësen në të cilën po mundohej të aterronte.

Në videon e cila është bërë virale në rrjetet sociale shihet një aeroplan luftarak i tipit “F-35C” duke iu afruar pjesës së sipërme të aeroplanmbajtëses amerikane, “USS Carl Vinson”, gjatë një operacioni rutinor, shkruan Independent.

Pamjet e shfaqin aeroplanin luftarak duke iu afruar anijes dhe më pas në video nuk shihet qartë përplasja, por dëgjohet zhurma e saj dhe shihet tym e pluhur.

Në pamje të tjera të publikuara në Twitter, aeroplani shihet gjysmë i zhytur në ujin e Detit Jugor të Kinës.

Raportohet se fotografia është bërë më 24 janar.

Deti në të cilin ndodhi aksidenti është zonë e kontestuar, pasi Kina atje ka pretendime territoriale që nuk pranohen nga vendet e rajonit dhe shumica e shteteve të botës.

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë pas aksidentit se nuk ka interesa për aeroplanin amerikan dhe e këshilloi ushtrinë amerikane që “të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin rajonal e jo ta shtrijë forcën në çdo kthesë”. /GazetaSinjali/