image "Dale" e Butrintit, Kidës e Ledrit pushton botën

Bota e Yjeve

“Dale” e Butrintit, Kidës e Ledrit pushton botën

news image

Superhiti i padiskutueshëm i kësaj vere, “Dale” nga Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, ka vjedhur edhe zemrat e publikut ndërkombëtar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kënga e tre super artistëve u dëgjua mbi 3 milionë herë brenda 24 orëve të para, pas publikimit.

Ritmet e këtij hiti vodhën edhe zemrat e publikut të huaj. Ky projekt momentalisht po kryeson toplistat në disa shtete.

Përveç Shqipërisë, “Dale” është kënga më e dëgjuar në Zvicër; E dyta më e pëlqyer në Maqedoni të Veriut dhe në top-pesëshen e hiteve verore në Itali, Gjermani e Austri.

Epo, “Dale” bashkoi për herë të parë tre artistët më të pëlqyer nga publiku dhe krijuesit e hiteve të vazhdueshme, nuk pritej të ndodhte ndryshe./Gazeta Sinjali/