Shqipëria triumfoi sonte ndaj Polonisë me rezultat 2-0, duke bërë kështu një hap të madh drejt kualfikimit në Euro 2024.
Dy golat u realizuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku.
Për Dakun ky do të jetë një gol i paharrueshëm, pasi realizoi golin e parë me fanellën shqiptare.
Ai është deklaruar pas ndeshjes, ku është shprehur tejet i emocionuar.
“Emocionet janë të mëdha, nuk e di si ta pershkruaj këtë moment, kanë qenë gjithë ato emocione, në atë moment me kanë ardhe në mendje gjithe ato vështirësi qe kom kalu. Shyqyr Zotit që e arritëm fitoren. Golin ia dedikoj familjes dhe gjithë dëshmorëve që kanë rënë për liri”, ka deklaruar Daku.