image Dafina Zeqiri zbulon prapaskenat e klipit “Bye Bye”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri zbulon prapaskenat e klipit “Bye Bye”

news image

Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret shqiptare, e cila vlerësohet shumë për vokalin si dhe stilin unik që ka.

Artistja asnjëherë nuk heziton t’i befasojë publikun me përzgjedhjet për projektet e reja muzikore, transmeton Sinjali.

Dafina ka dëshmuar ndër vite që është e zonja në pothuajse çdo zhanër të muzikës.

Ajo së fundmi ishte mysafire në këngën “Bye Bye” të rep-artistes Tayna. “Bye Bye” mori komente të shumta pozitive nga publiku, të cilët nuk hezituan t’i japin komplimente Dafinës për vokalin dhe repturen që bëri.

Krahas këngës edhe videoklipi ishte tejet i veçantë, pasi që shoqërohej me ngjyra të ndezura dhe skena të nxehta të vallëzimit.

Pak nga prapaskenat e këtij klipi, Dafina së fundmi i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/B1oXzCnhQ8L/

Dafina shfaqet tejet atraktive duke vallëzuar nën tingujt e repturës së saj.

Kënga “Bye Bye” është publikuar më 11 gusht dhe deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/