image Dafina Zeqiri zbulon pak nga kënga e re

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri zbulon pak nga kënga e re

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës.

Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja ka publikuar një imazh që e ka realizuar gjatë xhirimeve të klipit të ri, transmeton Gazeta Sinjali.

Fotografinë ku shfaqet tejet tërheqëse, Dafina ka vendosur ta shoqërojë me mbishkrimin e “Dashuria nuk mjafton….”, kështu duke zbuluar pak nga teksti i këngës së re, “Merri krejt” që do të publikohet nesër.

https://www.instagram.com/p/B8bR0Dih9qk/

Artistja ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira.

Teksa kujtojmë se “Vuj vuj vuj”, është kënga e fundit e Dafinës, e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/\