image Pas Dj Geek, Ledrit, Sarës e sherrit me Melindën, Dafina me minus një bashkëpunëtor?

Bota e Yjeve

Pas Dj Geek, Ledrit, Sarës e sherrit me Melindën, Dafina me minus një bashkëpunëtor?

news image

Këngëtarja e njohur dhe tejet e dashur për publikun, Dafina Zeqiri ka shënuar një sezonë të suksesshëm edhe këtë verë. Mbrëmjet muzikore për të ishin të panumërta.

Por, sukseseve profesionale ia janë larguar disa bashkëpunëtor si shkas i lidhjeve personale.

Në fund të gushtit, disa muaj pas përfundimi të lidhjes së tyre romantike, Dafina Zeqirit iu largua nga ekipi DJ Geek. 

Ndërsa, siç raporton Prive edhe një tjetër emër në ekipin e saj ka ndarë rrugët me këngëtaren, madje jo në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Bëhet fjalë për Akil Beqirin, të cilin Dafina e kishte edhe mik të mirë.

Të njëjtit nuk ndiqen më as në rrjete sociale. 

Dafina së fundmi ka shkëputur marrëdhëniet edhe me Ledrin e Sarën.

Teksa gjatë ditëve të fundit këngëtarja ka pasur edhe një ‘sherr’ me Melindën.

/GazetaSinjali/