Më 11 shtator të vitit 2001, 19 vite më parë, në një sulm terrorist u goditën “Kullat Binjake” në qytetin New York të Amerikës dhe si pasojë e tij vdiqën shumë persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha.
Kjo datë, përveç në Amerikë përkujtohet edhe në vendin tonë.
Këtë ngjarje e ka kujtuar edhe këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, përmes një postimi në Instastory.
Dafina publikoi fotografinë e qytetit të New Yorkut, aty ku në vend të “Kullave Binjake” tani qëndrojnë të ndezura dritat, dhe ia bashkëngjiti shkrimin “Kurrë mos harroni, 11.9.2001”. /Gazeta Sinjali/