Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq do të vizitojë Uashingtonin nga 31 janari deri më 2 shkurt 2023.
Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, “gjatë qëndrimit në Uashington, Daçiq do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” dhe do të takohet me një sërë zyrtarësh amerikanë”.
Ai do të takohet, ndër të tjera, me Gabriel Escobar, të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe Derek Chollet këshilltarin e lartë politik të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, transmeton mediumi serb Kosovo Online.