image Daçiq thotë se 5 shtete do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës

Kosovë

Lobim/ Daçiq thotë se 5 shtete do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës

news image

Zëvendësministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar se edhe pesë shtete të tjera do të tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

Ai nuk ka përmendur ndonjë shtet që sipas tij do të tërheq njohjen ndaj shtetit të Kosovës, por ka thënë se ka pasur takime në vazhdimësi në OKB në mënyrë që shtetet të rishqyrtojnë qëndrimin për Kosovën.

“Një nga qëllimet tona në OKB ishte të bisedonim me vendet që dikur njohën Kosovën për të rishqyrtuar vendimet e tyre. Në atë kuptim, ne patëm një numër takimesh dhe diskutimesh me përfaqësuesit e atyre vendeve. Ajo që është e sigurt është se shumë shpejt numri vendet që e kanë njohur Kosovën bien nën gjysmën e numrit të përgjithshëm të shteteve anëtare të KB “, tha Daçiq raportojnë mediat në Serbi.