image Daçiq: Sanksionimi ndaj Vulinit politik, duan të krijojnë një “ekuilibër artificial” mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Daçiq: Sanksionimi ndaj Vulinit politik, duan të krijojnë një “ekuilibër artificial” mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se nga Amerika nuk ka mbërritur asnjë provë për pretendimet e tyre kundër kreut të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA) Aleksandar Vulin, ndaj të cilit vendosi sanksione dhe se nuk pret që të arrijnë, pasi siç deklaroi ai, nuk bëhet fjalë për vendosjen e provave, por për sanksione të motivuara politikisht, raporton N1.

“Ne nuk kemi marrë asnjë informacion nga Amerika, as edhe një indicie se bëhet fjalë për ndonjë vepër kriminale. Sigurisht që do të kërkojmë shpjegim nga Shtetet e Bashkuara, sepse kjo nuk është një çështje private, por një vendim i drejtuar kundër një zyrtari të lartë të qeverisë. Por, le ta lëmë mënjanë, motivi i këtij vendimi është politika”, ka thënë Daçiq në një intervistë për gazetën Politika.

Kur u pyet se pse u vendosën sanksionet, Daçiq tha se ishin “qëndrimet e Vulin ndaj Rusisë”.

“Nëse ne do të kishim vendosur sanksione ndaj Rusisë, këto sanksione nuk do të ishin vendosur ndaj Vulin apo kujtdo tjetër”, tha Daçiq.

I pyetur se si kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet serbo-amerikane, Daçiq tha se Serbia ka bashkëpunim të mirë me SHBA-në në luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar.

“Është një nga shtyllat më të rëndësishme të bashkëpunimit tonë të përgjithshëm. Dhe pikërisht për këtë është për t’u habitur që autoritetet shtetërore amerikane marrin vendime për sanksione ndaj një financuesi të lartë të Serbisë, me dyshime për lidhje të supozuar me krimin e organizuar. Por këtu po flasim vetëm për politikën, përkatësisht politikën shtetërore të Serbisë, të cilën e bëjnë të gjithë ata që janë në krye të institucioneve”, ka thënë Daçiq.

Ai ka vlerësuar se me këtë veprim duan të krijojnë një “ekuilibër artificial” mes Serbisë dhe Kosovës.

Siç tha ai, pas vendimeve të ashpra të Perëndimit dhe Amerikës ndaj pushtetit në Kosovë, ishte vetëm çështje ditësh se kur do të arrinte një vendim kundër Serbisë.

“Kjo nuk ka qenë kurrë një politikë e mirë, sepse nuk mund të krijosh një ekuilibër mes Prishtinës, e cila me vite në vazhdimësi ka minuar dialogun, ka kryer dhunë dhe nuk dëshiron zgjidhje, dhe Beogradit, i cili e mban gjallë dialogun dhe përmbush gjithçka që ishte dakord”, tha Daçiq.

/GazetaSinjali/