image Daçiq reagon për heqjen e pjesshme të taksës: Është një tjetër manipulim i Prishtinës

Politikë

Politikë/ Daçiq reagon për heqjen e pjesshme të taksës: Është një tjetër manipulim i Prishtinës

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se heqja e pjesshme e taksës është “vetëm një lojë manovruese brenda politikës së Albin Kurtit”, transmeton Gazeta Sinjali.

Daçiq ka mendim të njëjt me presidentin Vuçiq. Në një prononcim për Prva TV, Daçiq ka thënë se “thelbi i politikës së Kurtit është parë në zyrën e tij, ku qëndron flamuri shqiptar dhe jo flamuri i Kosovës”.

Ai gjithashtu ka thënë se heqja e pjesshme e taksës është një tjetër manipulim i Prishtinës.

Ndërkaq, sot Vuçiq ka thënë se BE-ja po e sheh si aleat Kurtin, prandaj kishte edhe reagimin më të shpejtë për ta mbështetur vendimin e tij për heqjen e taksës.

Vuçiq më herët ka thënë se pajtohet me deklaratat e të dërguarit special për dialog, Richard Grenell, i cili doli kundër heqjes pjesërisht të takës të kryeministrit kosovar dhe tha se ky vendim ishte i gabuar./Gazeta Sinjali/