image Daçiq: Prishtina vazhdon të prodhojë kriza, Kurti dëshiron vetëm tensione

Politikë

Daçiq: Prishtina vazhdon të prodhojë kriza, Kurti dëshiron vetëm tensione

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar se Prishtina vazhdimisht po prodhon kriza, kështu që nuk mund të mendohet se gjërat janë qetësuar përgjithmonë dhe shtoi se për momentin nuk janë planifikuar raunde të reja negociatash, transmeton Blic.

“Përmbushja e kushteve tona çoi në heqjen e barrikadave dhe kjo ishte një lehtësim i madh për popullin tonë në veri të Kosovës. Por tensioni ka mbetur, sepse Kurti vazhdimisht e prodhon atë tension, vetëm kështu lidhen me serbët”, tha Daçiq.

Ai ka theksuar se Beogradi ka garanci nga faktorët ndërkombëtarë se Prishtina nuk do të lejojë dhunë në veri, por nga Prishtina nuk ka asnjë garanci se nuk do të tentojnë ta bëjnë këtë.

“Përkundrazi, ne e dimë mirë se gjatë gjithë këtyre viteve provokimet nuk kanë të ndalur, as arrestimet e njerëzve të pafajshëm, as frikësimet me armë”, tha Daçiq.

Daçiq theksoi gjithashtu se Beogradi nuk ka absolutisht asnjë përgjegjësi për ndonjë incident apo situatë krize në Kosovë dhe se çdo formë e rezistencës ndaj represionit, që kanë treguar serbët e Kosovës, është reagimi i tyre ndaj presionit dhe dhunës së ushtruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe policina e tij.

“Ai reagim është paqësor, civil, asnjëherë i dhunshëm, dhe ka qenë alarm dhe thirrje për ndihmë, sepse jeta e serbëve të Kosovës ishte në rrezik”, ka theksuar Daçiq.

Ai gjithashtu theksoi se Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe është shumë precize, se kushdo që ka nevojë e ka pranuar dhe nënshkruar dhe duhet ta zbatojë.

“Është e kotë të flitet për ndonjë gjë tjetër kur një pjesë e vetme e marrëveshjes që ka të bëjë me serbët nuk është zgjidhur”, tha Daçiq.

I pyetur se kur pritet të vazhdojë dialogu mes dy palëve, Daçiq është përgjigjur se nuk ka kohë kur mund të zhvillohen raunde të reja bisedimesh.

“Do të kemi bisedime me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, me përfaqësuesit e disa vendeve evropiane, kështu që në bisedë me ta do të shohim se çfarë dinamike mund të vijojë. Nga ata varet se si do të vazhdojnë bisedimet e mëtejshme, nga fuqia e tyre për të detyruar Prishtinën dhe Kurtin të ndalojnë së prodhuari kriza dhe t’u kthehen bisedimeve. Dhe, natyrisht, të zbatohet ajo që është nënshkruar më herët”, tha Daçiq.

/GazetaSinjali/