image Daçiq: Në takimin në Bruksel të gjithë mundën të shihnin se me çfarë ekstremistësh ka të bëjë Serbia

Politikë

Daçiq: Në takimin në Bruksel të gjithë mundën të shihnin se me çfarë ekstremistësh ka të bëjë Serbia

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se në takimin në Bruksel me ministrat e Jashtëm të BE-së me ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se Serbisë nuk i është bërë presion, por vetëm i ëshë thënë se Serbia duhet të harmonizojë politikën e jashtme me politikën e BE-së.

“Kam thënë që duhet të jenë të drejtë me Serbinë. Serbia votoi për të gjitha rezolutat që dënojnë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por nuk vendosi sanksione, duke ndjekur interesat shtetërore dhe kombëtare dhe duke mbrojtur integritetin e saj territorial.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se të gjithë në takim mund të shohin se me çfarë ekstremistësh ka të bëjë Serbia.

“Përfaqësuesit e Prishtinës thanë se Serbia është kërcënim për paqen dhe stabilitetin, se ne jemi faktor përçarës dhe ata janë faktor paqeje dhe stabiliteti, gjë që duket vërtet joreale.” – ka thënë Daçiq, duke shtuar se nuk kanë folur për obligimet, siç është formimi i Asociacionit, raporton N1.

/GazetaSinjali/