image Daçiq me shefen e UNMIK-ut: Ende presim që Kosova të përmbushë Marrëveshjen e vitit 2013

Politikë

Daçiq me shefen e UNMIK-ut: Ende presim që Kosova të përmbushë Marrëveshjen e vitit 2013

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, theksoi sot në një bisedë me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefen e UNMIK-ut, Karolina Zijade se është ende në pritje që Kosova të përmbushë Marrëveshjen e Brukselit nga viti 2013, e cila parasheh themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Takimi është mbajtur në kuadër të seancës së ardhshme të rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e UNMIK-ut, e planifikuar për 22 prill dhe Raportin për punën e UNMIC-ut në gjashtë muajt e fundit.

Shefi i diplomacisë serbe shprehu shqetësimin e tij lidhur me lëvizjet Kosovës së fundmi, veçanërisht pas heqjes së dinarit.

“Me ndërmjetësimin e BE-së është arritur një marrëveshje mes tyre në vitin 2013 në Bruksel, e cila parasheh themelimin e Asociaconit, e cila ende pret të zbatohet nga Kosova”, ka theksuar Daçiq.

Zijade theksoi rëndësinë e mbajtjes së konsultimeve para seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se Kombet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun që zhvillohet nën patronazhin e Bashkimit Evropian.

Ajo u bëri thirrje të gjithë aktorëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në përmbushjen e detyrimeve të pranuara. 

/GazetaSinjali/