image Daçiq: Kurti është një nga pengesat dhe kërcënimet kryesore për paqen dhe stabilitetin rajonal

Politikë

Daçiq: Kurti është një nga pengesat dhe kërcënimet kryesore për paqen dhe stabilitetin rajonal

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia ka vite që flet për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si një nga pengesat dhe kërcënimet kryesore për paqen dhe stabilitetin rajonal, transmeton Kosovo-Online.

“Në vend të normalizimit të marrëdhënieve, për të cilin insiston i gjithë bashkësia ndërkombëtare, ai vazhdimisht bën lëvizje të njëanshme që shkaktojnë përshkallëzim dhe që shkaktojnë nevojën e deeskalimit të asaj situate, ku pas dhjetë ditësh do të shfaqet sërish ndonjë incident”, tha Daçiq.

Ai theksoi se ajo që ka bërë Kurti tani, kur është fjala për zgjedhjet në të cilat serbët nuk kanë marrë pjesë, kryetarët e komunave dhe sjellja e tyre me dhunë në ndërtesat komunale me ndihmën e policisë speciale të Kosovës, pastaj çështja e arrestimit të serbëve, plagosjes së serbëve, ndalimit të mallrave serbe, thotë se ideja e tij është në fakt provokimi i luftës. 

“Ai akuzon komunitetin ndërkombëtar se është në anën e Serbisë, dhe në fakt pret që ajo të bëjë presion mbi Serbinë dhe që ne të njohim Kosovën. Kjo është e vetmja gjë për të cilën ai interesohet. Qëllimi i tij është të dëbojë serbët nga Kosova, veçanërisht nga veriu dhe ta zgjidhë këtë çështje. Serbia nuk do ta lejojë këtë”, tha Daçiq dhe theksoi se paqja është e rëndësishme për Serbinë.

/GazetaSinjali/