image Daçiq: Komuniteti ndërkombëtar ka arritur në fund të tolerancës ndaj Prishtinës
[wp-story id="814678"]

Rajon

Daçiq: Komuniteti ndërkombëtar ka arritur në fund të tolerancës ndaj Prishtinës

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar sot se komuniteti ndërkombëtar ka arritur në fund të tolerancës së mundshme ndaj Prishtinës “dhe nuk ka ku të shkojë tjetër”, ndërsa Beogradit i është thënë se nuk ka më obligime nga dialogu.

“Ne nuk kemi thënë se e kemi refuzuar planin gjermano-francez, kemi thënë se është e papranueshme që ne të mbështesim Kosovën në Kombet e Bashkuara, jemi të gatshëm për dialog”, tha Daçiq, ndërsa shtoi se çështja është se si ta bindim Prishtinën që t’i përmbushë detyrimet e saj.

“Është e pamundur që policët shqiptarë të vijnë në veri të Kosovës për të mbledhur gjoba”, tha Daçiq.

“Policët shqiptarë nuk do të mund të vijnë në veri, sepse serbët e shohin atë si një histori për një lloj sovraniteti. Serbët do ta konsideronin një përpjekje për të pushtuar veriun ushtarakisht dhe nuk do ta njohin kurrë këtë, as nuk do ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës atje”, tha Daçiq.

Protestat e paralajmëruara të serbëve në Kosovë, ai i vlerësoi si mënyrë paqësore të rezistencës civile.

“Kurtit nuk i interesojnë targat për të rregulluar regjistrimin e veturave, do që të thonë “Republika e Kosovës”. Shumë vende kanë prefiksin Republikë, por ne rrallë insistojmë që të shkruhet diku”, tha Daçiq.

Daçiq ka bërë të ditur se në samitin e OSBE-së në Poloni, ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë kërkuar që të takohen me të dhe në vend të sekretarit amerikan të shtetit, në atë takim do të jetë zëvendësja e tij, Viktoria Nuland.

/GazetaSinjali/