Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kjo javë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë sepse, thotë ai, do të ketë presion shtesë ndaj vendit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe njohur Kosovën.
“Ne do të jemi të ekspozuar ndaj presionit për të njohur Kosovën dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, por jam i sigurt se presidenti Vuçiq do të mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë dhe popullit serb këtë herë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Daçiq.
Ivica Daçiq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Socialiste Serbe, parti kjo që kryesohej nga ish-Presidenti famëkeq i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, është pjesë e koalicionit me partinë e Aleksandar Vuçiq.
Në zgjedhjet e kaluara ai ka garuar me dy zotime kryesore: “Kurrë njohje të Kosovës dhe kurrë sanksione ndaj Rusisë”.