Dimal Basha, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka mundur pa e lidhur suksesin e Lionel Messit me shefin e tij, Albin Kurtin.
“Debati për Messin përfundoj sonte, kurse për KM me 14 shkurt. Dy rekordmena”, ka shkruar ai në Facebook.
“Politikani dhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave MeMessin dhe MeKryeministrin”, ka mbaruar ai postimin e çuditshëm.
Më parë edhe kryetari i Shtimes nga Lëvizja Vetëvendosje, Qemajl Aliu e bëri një krahasim të tillë.