image Cuadrado afër nënshkrimit të kontratës së re me Juventusin

Futboll

Cuadrado afër nënshkrimit të kontratës së re me Juventusin

news image

Juan Cuadrado është gati që të vë firmën e tij në një kontratë të re me skuadrën e Juventus.

Pas një vere të ngarkuar, kur u aktivizua me kombëtaren e Kolumbisë në Kupën e Amerikës, Cuadrado është kthyer te skuadra e Juventus dhe po mendon për të ardhmen.

Lojtari është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re, për të qëndruar në Torino deri në vitin 2023.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se lojtari pritet të luajë në pozita më ofensive me Allegrin dhe kjo gjë po e josh atë.

Kontrata aktuale e Cuadrado skadon në vitin 2022 por lojtari është gati për një vit më shumë. /Gazeta Sinjali Sporti/