image Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Real Madrid

Futboll

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Real Madrid

news image

Cristiano Ronaldo duket që po e kalon vitin e tij të fundit tek Juventusi, pasi që ai nuk duket shumë i interesuar për të qëndruar më gjatë në Torino.

Juventusi është “goditur” financiarisht nga COVID-19, dhe një largim i Ronaldos do t’i sillte atyre shumë përfitime ekonomike, shkruan Sinjali Sportiv.

E sipas gazetës spanjolle “Marca”, Ronaldo e sheh Real Madridin si ekipin e parë ku do të mund të luante sezonin e radhës, por problem i madh është paga e tij e lartë mbi 30 milion euro në vit.

Ronaldo, përkundër moshës është në formë fenomenale dhe po vazhdon të shënojë gola vazhdimisht.

/Sinjali Sportiv/