image “Cristiano do të largohet, së shpejti do të gjejë klubin e ri”

Futboll

“Cristiano do të largohet, së shpejti do të gjejë klubin e ri”

news image

Totò Schillaci, ish-sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet 90-ta, nuk ka dyshime për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Ai beson se pas asaj që ndodhi në Ligën e Kampionëve dhe kritikave të shumta që 36-vjeçari mori, do ta largojë atë nga Juventusi.

“Ky do të jetë viti i tij i fundit në Juve”, tha ish-lojtari, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

“Unë nuk e di nëse klubi do të ofrojë rinovimin, ajo që është e sigurt është se Ronaldo nuk do të vonojë shumë për të gjetur një ekipi i ri. Kritikat që ai mori në Ligën e Kampionëve ishin të tepruara, ai është sulmuesi më i mirë në botë. Mund të ndodhë që të ketë një lojë të keqe: Juve, ndoshta, e nënvlerësoi rivalin.”

Është folur se CR7 mund të kthehet në Madrid, derisa ka zëra se mund të shkojë edhe në PSG./Gazeta Sinjali Sporti/