image Covidi rrezikon Seria A, nga 10 janari vaksinimi bëhet obligativ në Itali

Futboll

Covidi rrezikon Seria A, nga 10 janari vaksinimi bëhet obligativ në Itali

news image

Covid-19 kthehet në një shqetësim të madh edhe në Serie A teksa rastet po shtohen dita ditës më shumë.

Në prag të rikthimit të fushë u ngritën shumë hipoteza, njëra prej tyre ishte dhe varianti për të shtyrë rifillimin e sezonit, një pistë që është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga Lega Serie A: “Kalendari është shumë i ngjeshur dhe i skicuar kohë më parë, nuk ka hapësira për tu rishikuar, për këtë arsye sipas programit të gjithë do të zbresin në fushë më 6 janar”.

Drejtuesit e Ligës shtuan ndër të tjera në reagimin e tyre se situata do të monitorohet në vazhdimësi. E vetmja ndeshje që rrezikon për momentin është Salernitata-Venezia pasi në ekipin granada rezultojnë të prekur 11 persona.

Nga 10 janari në Itali hyn në fuqi dekreti i ri i qeverisë për vaksinimin me detyrim, çdo lojtarë që refuzon të vaksinohet nuk do të zbres në fushë. /Gazeta Sinjali Sporti/