image COVID-19, shkencëtarët bëjnë hartën e lëvizjes së virusit në mbarë botën

Botë

COVID-19, shkencëtarët bëjnë hartën e lëvizjes së virusit në mbarë botën

news image

Sipas studimeve mjekësore, virusi i COVID-19 është në mutacion gjatë procesit të përhapjes, duke i lejuar shkencëtarët të ndjekin origjinën e tij dhe të parashikojnë prirjet e ardhshme.

Ai që besohet të jetë shtami origjinal i virusit, më i lidhur ngushtë me atë që gjendet te pangolinat dhe lakuriqët e natës, është quajtur nga shkencëtarët si “Tipi A.” Jashtë Kinës, ky lloj zakonisht gjendet në ShBA dhe Australi. Tipi A duket se ka ndryshuar në “Tipin B”, i cili më pas është shndërruar në “Tipin C”, që është shtami kryesor i përhapur në vendet europiane.

Shkencëtarët vunë re që Tipi B gjendet pothuajse vetëm në Azinë Lindore, duke i bërë ata të shtrojnë pyetjen nëse njerëzit që jetojnë jashtë këtij rajoni kanë një lloj rezistence ndaj këtij tipi.

Studimi, i kryer prej shkencëtarëve nga Universiteti i Kembrixhit, Universiteti i Kielit, Instituti Gjerman i Gjenetikës Ligjore dhe kompanitë britanike “Fluxus Technology” dhe “Lakeside Healthcare”, mund të përdoret për të krijuar një hartë mbi “udhëtimin” e koronavirusit në mbarë botën.

Studimi është botuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të ShBA-së.

Punët e mëvonshme, që nuk janë shqyrtuar nga kolegët, i kanë lejuar studiuesit të arrijnë në përfundimin se kalimi i parë i virusit te njerëzit ka ndodhur midis mesit të shtatorit dhe fillimit të dhjetorit 2019. /Gazeta Sinjali/