image COVID-19 rikthehet në vatrat e vjetra, regjistrohet numër i madh i rasteve të reja

Botë

COVID-19 rikthehet në vatrat e vjetra, regjistrohet numër i madh i rasteve të reja

news image

Kina ka raportuar 101 pacientë të rinj me virusin SARS-Cov-2, pavarësisht përpjekjeve të vendit për të ndalur goditjen nga një valë e dytë e pandemisë së koronavirusit.

Shifra më e lartë e të infektuarve që nga 13 prilli detyroi të mërkurën autoritetet të urdhërojnë mbylljen e palestrave, bareve dhe muzeve dhe nisjen e fushatave masive të testimit në vatrat e infeksionit në rajonin verilindor të Shinxhiangut, në Lianoning në verilindje dhe një rast në Pekin.

Jashtë këtyre rajoneve, koronavirusi është arritur të kontrollohet më mirë që prej shpërthimit në Whan në fundin e vitit të kaluar, ndërkohë që në spitalet kineze 482 persona ende po marrin trajtim mjekësor, 4.634 persona në total kanë humbur jetën dhe 84 mijë janë të infektuar.

Edhe vendet e tjera të Azisë dhe Paqësorit raportojnë një rëndim të situatës me pandeminë.

981 raste të reja u konfirmuan një ditë më parë në Japoni, duke ngritur alarmin për mungesë godinash për qëllime karantinimi.

Në Korenë e Jugut, ndërkaq, 48 raste të reja e rritën në 14,200 totalin e të diagnostikuarve me koronavirus ndërsa 300 persona deri tani nuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes infektive.

/Gazeta Sinjali/