Numri i personave të infektuar me COVID-19 në botë është 73 milionë e 912 mijë e 232, përcjellë Gazeta Sinjali.
Sipas statistikave të publikuar në faqen botërore, worldometers.info, deri tani 1 milionë e 644 mijë e 337 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 51 milionë e 914 mijë e 629 persona janë shëruar nga ai.
Me numrin më të madh të rasteve prinë Amerika, me gjithsej 17 milionë e 143 mijë e 942 persona të infektuar, pastaj India me 9 milionë e 932 mijë e 908 persona, dhe Brazili me 6 milionë e 974 mijë e 258 persona.
Ndërsa e katërta me numrin më të madh radhitet Rusia me 2 milionë e 734 mijë e 454 raste, pastaj Franca me 2 milionë e 391 mijë e 447 raste.
Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.