image COVID-19 në Spitalin e Gjakovës/ Kjo është gjendja e pacientëve

Shëndetësi

COVID-19 në Spitalin e Gjakovës/ Kjo është gjendja e pacientëve

news image

Në Spitalin e Gjakovës, aktualisht janë duke u trajtuar 73 pacientë për COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga ky spital, deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, 53 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, ndërsa 13 të tjerë kanë rezultuar negativ dhe 7 të tjerë po presin rezultatet e testit.

55 pacientë të cilët janë të hospitalizuar në këtë spital janë me oksigjeno-terapi, dy në CPAP maskë dhe dy të tjerë në respiratorë./Gazeta Sinjali/