image COVID-19 në SHBA, gati 100 mijë raste të reja me koronavirus

Botë

COVID-19 në SHBA, gati 100 mijë raste të reja me koronavirus

news image

Rastet e infektimit me koronavirus vazhdojnë të shënojnë rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 99,660 raste të reja u konfirmuan të mërkurën – shifër kjo rekorde brenda një dite. Në spitalet e SHBA-së aktualisht janë të shtrirë mbi 50,000 pacientë me koronavirus. Shifra paraqet rritje për rreth 64% nga fillimi i tetorit.

Shkalla mesatare e viktimave ditore gjithashtu është rritur, megjithëse mbetet më e ulët sesa në fillimet e pandemisë, në muajin mars.

SHBA-ja “nuk mund të ishte pozicionuar më dobët”, me mot të ftohtë që i shtyn njerëzit të qëndrojnë brenda, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, në një intervistë për gazetën Washington Post.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, pasi numri i përgjithshëm i të infektuarve atje është afër 9.5 milionë, ndërsa i viktimave ka kaluar 233,000. /Gazeta Sinjali/