image COVID-19 në Kosovë/ Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv

Shëndetësi

COVID-19 në Kosovë/ Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv

news image

Në kohën kur vendi ynë çdo ditë po shënon shifra të larta të vdekjeve dhe rasteve të reja të COVID-19, disa komuna të Kosovës nuk kanë të njëjta shifra, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, komunat me asnjë rast aktiv janë: Mamusha, Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Ranillugu, Zveçani dhe Leposaviqi.

Kurse komunat me më shumë raste aktive janë: Prishtina me 2 mijë e 550 që ndiqet nga Prizreni me 1 mijë e 096, Ferizaj me 792, Fushë Kosova me 854 raste dhe Podujeva me 662 raste me COVID-19.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19 raste të vdekjes dhe 279 raste të reja./GazetaSinjali/