image COVID-19 në Gjermani: Mbi 11 mijë raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

COVID-19 në Gjermani: Mbi 11 mijë raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

news image

Gjermania dje ka shënuar 11 mijë e 242 raste të reja me COVID-19 për të dytën ditë me radhë duke arritur numrin në 403.291 të të prekurve nga ky virus.

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar 49 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,954, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë që Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja. /Gazeta Sinjali/