image COVID-19/ Mbi 84 milionë të infektuar në të gjithë botën

Botë

COVID-19/ Mbi 84 milionë të infektuar në të gjithë botën

news image

Numri i të prekurve nga koronavirusi ka kaluar shifrën 84 milionë në të gjithë botën, përcjellë Gazeta Sinjali.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë më shumë raste se çdo vend tjetër.

Atje janë shënuar më shumë se 20 milionë të infektuar, afërsisht një e katërta e rasteve në botë.

Në vendin e dytë është India dhe ka më shumë se 10 milionë raste, shkruan Reuters.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë po riaktivizojnë spitalet e urgjencës që u ndërtuan në fillim të pandemisë ndërsa vendi përballet me përhapjen e një varianti më infektiv të koronavirusit.

Një zëdhënëse e Shërbimit Shëndetësis Kombëtar të Britanisë ka thënë se punonjësit shëndetësor janë duke u përgatitur që t’i rihapin spitalet Nigtingalë të Londrës nëse është e nevojshme.

Të premten, Britania regjistroi 53,285 raste të reja me COVID-19. Kjo shifër është disi më e ulët se rekordi i ditës së mëparshme prej 55,892 infeksionesh, por është dita e katërt me radhë që infeksionet e reja kanë kaluar shifrën 50,000. Ky është rreth dyfishi i numrit ditor krahasuar me vetëm disa javë më parë.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se rritja në raste të reja është rezultat i variantit të ri të koronavirusit, i cili është më ngjitës.

Identifikimi i tij ka çuar në bllokime të reja në Britani, si dhe kufizime globale për udhëtarët nga Britania.

New York Times njoftoi të premten se 33 vende kanë raportuar për variantin e ri të koronavirusit dhe më shumë se 40 vende kanë ndaluar udhëtarët që vijnë nga Britania.

/Gazeta Sinjali/