image Covid-19 krijon tension tek të burgosurit, 23 të vdekur gjatë tentativës për tu arratisur

Botë

Botë/ Covid-19 krijon tension tek të burgosurit, 23 të vdekur gjatë tentativës për tu arratisur

news image

Përhapja e shpejtë e koronavirusit në të gjithë botën ka shtuar tensionin dhe frikën tek njerëzit.

Akoma më shumë e ndjejnë të burgosurit të cilët në shumë vende nuk kanë as kushtet minimale për tu mbrojtur.

Të paktën 23 persona humbën jetën në një prej burgjeve më të mëdha të Bogotas në Kolumbi, si pasojë e protestave të tyre.

Që prej ditës së djeshme ato u ngritën në protestë për mungesën e kushteve minimale për të jetuar dhe për tu mbrojtur nga pandemia.

Ministrja e Drejtësisë Margarita Cabello u shpreh se 83 të burgosur mbetën të plagosur në shkëmbimin e zjarrit me rojet e burgut.

32 të burgosur dhe 7 gardianë aktualisht janë të shtruar në spital.

Cabello i përgënjeshtron të gjitha pretendimet e të burgosurve për mungesën e higjenës në burgje.

Ajo gjithashtu thotë se deri më tani nuk ka asnjë të infektuar brenda.

Prej ditës së nesërme i gjithë vendi do të karantinohet e cila parashikohet të zgjasë 19 ditë.

Për personat mbi 70 vjeç do të duhet të izolohen nëpër shtëpi deri në fund të muajit maj.

Deri më tani në Kolumbi janë infektuar 231 persona dhe kanë vdekur dy prej tyre. /Gazeta Sinjali/