image COVID-19 ia merr jetën një 47 vjeçari, punëtor i Doganës së Kosovës

Kosovë

COVID-19 ia merr jetën një 47 vjeçari, punëtor i Doganës së Kosovës

news image

Një punëtor i Doganës së Kosovës, ka vdekur në moshën 47 vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sindikata e Pavarur e Doganave të Kosovës kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut të tyre, Shkumbin Efendja.

“Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin koleg, që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punonte më të. I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Shkumbin Efendja! Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, bashkëndjen dhimbjen dhe i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/