image COVID-19 do ta dëmtojë edhe më shumë ekonominë e këtyre vendeve në vitin 2021

Botë

COVID-19 do ta dëmtojë edhe më shumë ekonominë e këtyre vendeve në vitin 2021

news image

Në vendet ku ka filluar vaksinimi, si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, e me vaksinë edhe optimizmi për vitin 2021, përcjellë Gazeta Sinjali.

Por, koronavirusi i kombinuar me ndryshimin e klimës dhe konfliktet pritet që të përkeqësojë krizat tashmë të gjata në shumë vende në zhvillim.
Pavarësisht gravitetit të pandemisë, ndikimi i drejtpërdrejtë i COVID-19, në zonat që operon IRC ishte më pak i dëmshëm sesa që ishin pritjet.

Por, pandemia erdhi me efekte anësore katastrofike, shtoi ai, duke përfshirë ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit, urinë dhe largimin e njerëzve nga spitalet, apo trajtimin e dobët për sëmundje të tjera, përfshirë malarjen.

Sipas raportit, varfëria ekstreme e shkaktuar nga bllokimet dhe mbylljet e kufijve, për shembull, mund të shkaktojë zi buke në Sudanin e Jugut, Burkina Faso dhe Jemen, paralajmëron organizata.

Në përgjithësi, 20 vendet në listën e IRC përfaqësojnë vetëm 10% të popullsisë globale, por përbëjnë 85% të atyre në nevojë humanitare.

Ndërsa, Milliband përshkroi zhvillimin e vaksinave COVID-19 si një histori jashtëzakonisht pozitive për shkak të bashkëpunimit të kompanive private dhe njësive publike në kërkimin dhe zhvillimin e një game të gjerë vaksinash në kohë rekord, ai theksoi vështirësinë e sigurimit dhe shpërndarjes së dozave për vendet ku financimi dhe infrastruktura shëndetësore janë të kufizuara.

I pyetur nga CNN rreth shpërndarjes së mundshme të vaksinave në vendet në zhvillim, vitin e ardhshëm, shefi i IRC nuk u tregua optimist.
“Mungesat e furnizimit të vaksinave Covid-19 nënkuptojnë që shumica dërrmuese e njerëzve, në kontekste të brishta dhe humanitare edhe në shtete me të ardhura të ulëta apo të mesme, nuk do të jenë në gjendje të përdorin një vaksinë Covid-19 në 2021”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/