image Coronavirusi ka shkaktuar panik te nxënësit e shkollës fillore "Meto Bajraktari" në Prishtinë

Kosovë

Frikë/ Coronavirusi ka shkaktuar panik te nxënësit e shkollës fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë

news image

Rreziku nga coronavirusi, ka shkaktuar panik te nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Meto Bajraktari”, në Prishtinë.

Mësuesja e kësaj shkolle, Shkëndije Jashari tha se ka vërejtur edhe te prindërit e nxënësve për shkak të mundësisë së paraqitjes së këtij virusi.

“Pak a shumë fëmijët gjatë ditëve paraprake nuk është që nuk e kanë përmendur, një shqetësim i tillë është vërejtur edhe te prindërit. Dje ishim në kontakt me kryetaren e klasës e cila ka marrë iniciativë të sigurojë disa dezinfektues edhe t’i sjellin në klasën tonë, kur shkojnë në tualete t’i pastrojnë duart e tyre vazhdimisht, d.m.th që të arrijmë deri te parandalimi”, u shpreh ajo.

MAShTI ka rekomanduar që ora e parë mësimore t’i kushtohet virusit vdekjeprurës, i cili po shkakton panik te qytetarët.

Derisa, mësuesja po ua sqaronte me disa broshura sesi duhet të kujdesën për shëndetin e tyre, në mënyrë që të kuptojnë më mirë rrezikun dhe masat parandaluese të këtij virusi.

“Sipas informacioneve që kemi, ora e parë d.m.th është dashur të iu dedikohet nxënësve kryesisht coronavirusit. Atëherë fillimisht kemi parashkrua pyetje me pa hapat se sa kanë informacione fëmijët në lidhje me virusin”.

“Pas informacioneve të cilat i kemi marrë gjatë ditës, gjatës kësaj ore, kemi filluar me prezantimin edhe disa këshilla të cilat do të ndikojnë pozitivisht në parandalimin e coronavirusit”, tha ajo për eo.

Medina Krasniqi, nxënëse e klasës së katërt, tha se nga ajo çfarë kanë mësuar për t’u mbrojtur nga coronavirusi është se ata duhet të mbajnë dezinfektues.

“Për mos me të ardhur coronavirusi, duhet me mbajt me vete nëpër çdo vende dezinfektues edhe palloma të lagëta”, tha ajo.

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në të gjitha shkollat janë vendosur postierë informueses rreth masave parandaluese kundër coronavirusit, bazuar në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./Gazeta Sinjali/