image Conte ndryshon Interin për derbin: Eriksen lë jashtë Sanchezin

Futboll

Sport/ Conte ndryshon Interin për derbin: Eriksen lë jashtë Sanchezin

news image

Një Inter ndryshe, mbase me Christian Eriksen. Kjo është ideja në kokën e Antonio Conte, një ditë para derbit të Madoninës, i planifikuar të luhet të dielën në mbrëmje, në “San Siro”.

Kundër Milanit, sipas “Gazzetta dello Sport”, trajneri nga Salento mund të vlerësojë mundësinë e kalimit nga moduli 3-5-2 në 3-5-1-1, për të kompensuar mungesën e të skualikuar-it Lautaro Martinez. Me një skemë të tillë, nuk do të kishte vend për Alexis Sanchez në formacionin startues.

Në vend të tij do të aktivizohej Christian Eriksen nga minuta e parë, si në Udinesen, por danezi do të vepronte si mesfushor-sulmues. Blerja e janarit, në fakt, do të vepronte si një lidhje mes mesfushës dhe sulmit, në mbështetje të “pykës” së vetme, Romelu Lukaku.

Mesfushorë më shumë “gladiatorialë” do të ishin Barella dhe Vecino, në dy anët e Brozovic; ndërsa Candreva dhe Young janë planikuar si “pistonë” anësorë në të dyja fazat e lojës.