image Conference League: Prishtina dhe Drita zhvillojnë ndeshjet e kthimit

Futboll

Conference League: Prishtina dhe Drita zhvillojnë ndeshjet e kthimit

news image

Sot në futbollin evropian janë në program ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës, shkruan Sinjali Sport.

Gara më e re e UEFA-s, Conference League në këtë vit fillon kampanjën e saj, ku në përbërje do jenë disa skuadra të mëdha evropiane.

Për tu kualifikuar në këtë kompeticion duhet të kalohen disa faza si në garat tjera.

Në kualifikime bëjnë pjesë edhe klubet nga Kosova, që do luajnë ndeshjet e kthimit.

Nënkampioni Drita do luajë si mysafire e Feynoordit, në Holandë.

Takimi i parë u përmbyll 0-0 në “Fadil Vokrri”, duke zhvilluar një ndeshje mjaft cilësore skuadra nga Gjilani.

Në tjetrën anë, kampioni i Superligës së Kosovës, Prishtina, do përballet me Connah’s Quay.

Bardhekaltërit e demoluan ekipin nga Uellsi, në Prishtinë me rezultat 4-1, ndërsa lojën e kthimit e luajnë me një epërsi solide.

Që të dy takimet fillojnë në ora 20:00. /Gazeta Sinjali Sporti/