image CNN publikon pamjet kur afgani shet vajzën e tij 9-vjeçare te një 55-vjeçar - Sinjali

CNN publikon pamjet kur afgani shet vajzën e tij 9-vjeçare te një 55-vjeçar

news image

Në Afganistan vazhdimisht po raportohet për shitjen e vajzave të mitura. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe me një nëntëvjeçare e cila u shit nga familja e saj si nuse te një 55-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, e mitura Parwana Malik, ka thënë se familja e saj është detyruar që ta shesë te një 55-vjeçar, që për të është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.

Ndërkohë prindërit e Parwana-s thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, shkruan CNN.

Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar nga ndihma humanitare dhe puna e varfër duke fituar disa dollarë në ditë. Por jeta është bërë edhe më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

Derisa ndihma ndërkombëtare shterohet dhe ekonomia e vendit shembet, ata nuk janë në gjendje të përballojnë nevojat bazë, sikurse është ushqimi.

Babai i Parwana-s tashmë e ka shitur edhe motrën e saj 12-vjeçare disa muaj më parë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin