image CNN demanton lajmin e rremë: Personi që shihet në helikopter s’është vrarë, po mundohej të vendoste një flamur

Botë

CNN demanton lajmin e rremë: Personi që shihet në helikopter s’është vrarë, po mundohej të vendoste një flamur

news image

Videoja e një personi të lidhur në një litar përmes një helikopteri që nga mediat në ShBA është  supozuar se ishte vrarë nga talibanët është demantuar nga televizioni amerikan, CNN.

CNN, ka akuzuar politikanët republikanë në ShBA për shpërndarjen e një videoje të popullarizuar në internet, ku një person shihet i lidhur për një litari në një helikopter që fluturon. Disa raportuan se personi ishte vrarë nga talibanët, por CNN e demanton lajmin.

“Askush nuk është ekzekutuar në fluturimin e helikopterit në Handahar, i cili shfaqet në videot e popullarizuara”, transmetoi televizioni amerikan.

Agjencia afgane e lajmeve, Asvaka, e cila e kishte videon e vet të helikopterit duke fluturuar, i tha një faqeje indiane për vërtetimin e fakteve se ekipi i saj ka konfirmuar se personi i lidhur për helikopteri ishte i kontrolluar dhe i ngjitur për helikopteri me litar për ta rregulluar flamurin në ndërtesën e guvernatorit në Kandahar.

Senatori republikan, Ted Cruz, e fshiu postimin e tij të rremë të martën pasdite, pasi disa gazetarë publikuan vërtetime të fakteve në rrjete sociale.

Historia e ekzekutimeve brutale nga talibanët është e dokumentuar mirë, por kurrë nuk ka pasur bazë për pretendimet rreth kësaj videoje të helikopterit, ka shkruar CNN. /Gazeta Sinjali/