image Çmontohet banda e shqiptarëve në Spanjë, arrestohen 11 persona, policia i gjen 3 “shtëpi bari”

Evropë

Çmontohet banda e shqiptarëve në Spanjë, arrestohen 11 persona, policia i gjen 3 “shtëpi bari”

news image

Policia spanjolle ka zbërthyer një grup kriminal me origjinë shqiptare që merreshin me kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës në qytetet e Barcelonës, Tarragonës dhe Gironës.

Hetimi filloi në fund të vitit 2021 dhe në janar të këtij viti u bë i mundur arrestimi i 2 personave përgjegjës për një plantacion në një shtëpi në Castellbisbal (Vallès Occidental).

Policia zbuloi 1264 bimë dhe 32 kilogramë sytha, shkruan abcnews.

Më vonë në një shtëpi tjetër në El l Vendrell (Baix Penedès), u arrestuan 2 persona të tjerë dhe në maj  policia zhvilloi një operacion në Caldas de Malavella (Selva), ku gjeti 122 bimë, 76 kilogramë. sytha dhe shtatë persona, të cilët u arrestuan si përgjegjës për plantacionin.

Të njëmbëdhjetë të arrestuarit po hetohen si autorë të dyshuar të veprës penale të trafikut të drogës, veprimtarisë në grup kriminal dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

/GazetaSinjali/