image Çmimi i peletit në Kosovë nga 179 në 400 euro për ton, ankohet zëdhënësi i Prokurorisë

Financa

Çmimi i peletit në Kosovë nga 179 në 400 euro për ton, ankohet zëdhënësi i Prokurorisë

news image

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke thënë se çmimi i peletit ka ngritje nga 179 euro për ton, në 400.

Sipas tij, ky ndryshim kaq i madh i çmimit ka ndodhur në Kosovë brenda një viti.

Lutfiu ka pyetur nëse ka kush merret me prodhuesit apo ata që importojnë këtë material për ngrohje.

Dallimet në çmime: Korrik 2021, një ton pelet 179 euro – Korrik 2022, një ton pelet 400 euro! A ka kush merret me prodhuesit dhe importuesit e peletit?”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/