image Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë - Kur do të kalojë kriza?

Sociale

Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë – Kur do të kalojë kriza?

news image

Në muajt e fundit çështja më e diskutuar ka qenë ngritja e hovshme e çmimeve të produkteve që i takojnë pakos elementare për çdo familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Produkti më i diskutuar ka qenë vaji, çmimi i të cilit shkoi deri në 3 euro e 49 cent. Mirëpo dyqaneve në Kosovë nuk iu shkoi gjatë pasi u aktivizua Inspektorati i Tregut.

Mirëpo, sot u publikua një fotografi ku shihet se një kilogramë speca djegës ka kushtuar 7 euro e 99 cent.

“Llugë” shkoi nëpër rrjete sociale e media edhe çështja e çmimit të luhatshëm të derivateve.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar çmimet ditore të artikujve bazë nga 28 marsi deri më 3 prill, raporton Sinjali.

Pothuajse të gjitha produktet në këtë listë kishin pësuar ulje të çmimit ose nuk kishin ndryshuar fare, përveç naftës.

Në tabelën më poshtë shihet se në fillim një litër naftë ka kushtuar 1 euro e 58 cent, ndërsa në fund 1 euro e 62 cent, pra është rritur për katër cent.

Përpos që u ngritën çmimet, në Kosovë u rrit edhe numri i mashtrimeve nga dyqanet e ndryshme, të cilat filluan t’i shesin produktet me çmime marramendëse. Në lidhje me këtë Inspektorati i Tregut mbylli depot e dy bizneseve – Viva Fresh Store dhe Migros.

Viva Fresh e shiste një litër vaj për 3 euro e 49 cent dhe pas kontrollit të Inspektoratit këtij biznesi iu gjetën 100 mijë litra vaj të fshehura.

Ndërsa, shumë dyqane filluan të shisnin vaj vetëm me copë dhe jo komplete, duke i futur në panik qytetarët për mungesë të këtij produkti.

/GazetaSinjali/