Çmimet e gazit kanë rënë me 30 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me rreth 15 për qind që prej fillimit të këtij viti.
Kina është importuesi më i madh i gazit natyror në botë dhe situata aktuale me shpërthimin e epidemisë së koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë çmimeve të lëndës së parë.
Sipas ekspertëve të Standard and Poor’s, situata në Kinë do të shërbejë si një katalizator për të çuar në një kolaps të çmimeve të gazit.
Derisa përpara shpërthimit të epidemisë, tregu i gazit të lëngshëm ishte i dobët dhe në rënie të ndjeshme, ndërkohë që ajo që ndodhi më pas dhe situata aktuale thjesht i dhanë goditjen e madhe.
Ekspertët e Standard and Poor’s shprehen se kjo situatë po krijon kushtet që kolapsi të zgjasë për më gjatë.
Sipas tyre, duhet një reagim i fortë nga OPEC-u, pasi vetëm Kina mund të heqë nga tregu një milion fuçi gazi në ditë, në tremujorin e parë të vitit.