Gazeta Sinjali dje ka realizuar një anketë ku ka pyetur lexuesit e saj se sa janë të përballueshme çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë. 1 mijë e 900 janë përgjigjur në këtë anketë, duke deklaruar se çmimet janë aspak të përballueshme.
Kurse, 69 prej tyre kanë deklaruar se çmimet janë mesatarisht të përballueshme dhe për 329 të tjerë çmimet ekzistuese në treg janë të përballueshme.
Por, lexuesit e Gazetës Sinjali, krahas përgjigjes në anketën e realizuar nga Sinjali, kanë komentuar duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me çmimet që kanë produktet në tregun kosovar.
“Çmime katastrofë, aspak reale për ne që si kem ka 2 milion”, ka komentuar një lexues.
Ndërkaq për një lexues tjetër çmimet e produkteve në Kosovë janë të përballueshme për ata që i kanë punët “tel”.
“Të përballueshme për ata që i kanë punët Tel. Mesatarisht ata që i kanë punët mesatarisht, ndërsa të papërballueshme janë për ata me rroga nër 500€”, ka komentuar ky lexues.
“Tepër të papërballueshme”, “Të pa përballueshme”, janë dy komente tjera që dëshmojnë se për lexuesit e Gazetës Sinjali çmimet për të blerë produktet që i duan janë të papërballueshme.
Kurse, një lexues tjetër i Sinjalit ka krahasuar mungesën e rritjes së pagave, me rritjen e çmimeve, që sipas këtij lexuesi është “tmerr”.
“Katastrofë shtrenjtime, në asnjë market si ke çmimet e njëjta. Shtrenjtime çdo ditë e pagat e njëjta, tmerr“, ka komentuar lexuesi i Sinjalit.
Anketa e Sinjalit është ende e hapur për të gjithë ata që duan të shprehin mendimin e tyre rreth kësaj çështjeje.