image Claudio Ranieri prioritet i skuadrës franceze

Futboll

Claudio Ranieri prioritet i skuadrës franceze

news image

Në Francë janë të sigurt se Claudio Ranieri do të jetë trajneri i ri i skuadrës kampione, Lille, transmeton Sinjali Sport.

Sipas asaj që shkruan “FootMercato”, Lille pasi përshëndeti trajnerin Kristof Galtier, mund t’i besojnë postin e trajnerit, Ranierit.

Italiani ka një karrierë të suksesshme duke menaxhuar skuadra të mëdha si Interin, Juventusin, Romën e shumë tjera, mirëpo aventura më e mirë e tij është me skuadrën angleze Leicester City, të cilën e shpalli kampion për herë të parë në histori të saj në Premierligë.

Alternativat e tjera për pankinën e kampionit të Ligue 1 janë Patrick Vieira, Laurent Blanc dhe Fatih Terim. /Gazeta Sinjali Sporti/