image Claudio Ranieri emërohet trajner i Sampdorias

Futboll

Sport/ Claudio Ranieri emërohet trajner i Sampdorias

news image

Claudio Ranieri zyrtarisht është emëruar si trajner i skuadrës së Sampdorias.

Kjo është bërë e ditur nga Sampdoria, përmes një njoftimi të publikuar për media.

Presidenti Massimo Ferrero dhe Sampdoria mirëpresin Claudio Ranierin, i cili ka nënshkruar me klubin si trajner deri më 30 qershor 2021. Presidenti i uron trajnerit, stafit të tij dhe ekipit fat të mirë me punë të bazuar në përkushtim dhe pasion”, thuhet në njoftimin e skuadrës.

Sampdoria është klubi i 17-të i Ranierit në karrierën e tij, teksa kujtojmë se ai gjithashtu ka drejtuar edhe një kombëtare, atë të të Greqisë për katër ndeshje në vitin 2014./Gazeta Sinjali/